E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Qytetarët vendosën t’i thonë ndal Ramës, ky është vetëm fillimi…
Lajme

Basha: Qytetarët vendosën t’i thonë ndal Ramës, ky është vetëm fillimi…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Edi Rama po grabit qytetarët me taksat më të larta.

“Me taksën e qarkullimit dhe atë të vendosur në rrugën e Kombit, Edi Rama i grabit dy herë qytetarët. Edi Rama vendosi me dhunën e kartonëve në Kuvend, me dhunën e policisë, për të grabitur qytetarët për të mbushur xhepat e tij”, tha Basha.
Kreu demokrat tha se ky është populli që Rama e përçmon, ky është populli që ai u tall në enjten në senacë plenare.

“Sot qytetarët vendosën ti thonë ndal Edi Ramës, i treguan Edi Ramës se një qeveri anti-kombëtare nuk e mposht dot popullin. I kërkoj Edi Ramës të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare ndaj qytetarëve. I bëj thirrje Edi Ramës të tërheqë menjëherë taksën. Kur përballet populli me një qeveri të korruptuar, fiton vetëm populli”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.