E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeredaktori i RD tregon përplasjen me drejtorin e Policisë: Familjarët e mi u acaruan me Veliun kur…
Publik News

Kryeredaktori i RD tregon përplasjen me drejtorin e Policisë: Familjarët e mi u acaruan me Veliun kur…

Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi ka raportuar sot para komisionit të Medias përplasjen me policinë në protestën e opozitës, ku ai mbeti edhe i plagosur.

Ai shpjegoi edhe acarimin me drejtorin e Policisë, Ardi Veliu gjatë vizitës në spital

 

kasmi

“E mora mesazhin e vizitës së drejtorit të Policisë, si një ndërhyrje për të arritur një lloj paqtimi për atë që kishte ndodhur. më tha se kishte ardhur për të parë situatën shëndetësore. i shpjegova se u godita nga një shkop gome që ishte shumë i fortë. Ndërhyri dhe më tha që shkopi i gomës nuk shkakton çarje në kokë. Aty e kuptova që vizita e zotërisë nuk ishte për qëllim që të dënonte dhunën, që të distancohej, por për të manipuluar të vërtetën. Në këtë moment pati një acarim mes familjarëve të mi dhe drejtorit të policisë”, tha Kasmi.

Sipas tij “por ishte ndërhyrja e mjekut specialist i cili i shpjegoi drejtorit të policisë situatën. Sipas mjekut plaga ishte shkaktuar nga një mjet rrumbullakët i fortë. Nuk kishim të bënim me një plagë të bërë nga një mjet me cepa. Ishte i rëndësishëm ky shpjegim i doktorit pasi deri në ato momente pretendohej se isha goditur me gur”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.