E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
7.5 Milionë Euro në ajër? Skema e dy tenderave ‘kopje’ të OSSH
Lajme

7.5 Milionë Euro në ajër? Skema e dy tenderave ‘kopje’ të OSSH

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar publikisht dy tendera që, sipas saj, janë fiktivë dhe të dyshimtë, me një vlerë totale prej 7.5 milionë euro, të zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH).

Vangjeli theksoi se tenderat janë zhvilluar më 1 shtator, në të njëjtën ditë, me të njëjtët ofertues dhe kanë shpallur të njëjtin bashkim operatorësh si fitues për të dy projektet:

“Konkretisht: ‘Ndërtim i linjës 35kV N.St Koplik 220kV-N.St Vukpalaj me dy qarqe’ me fond limit prej 3 milionë euro; ‘Ndërtim i linjës së re 35kV N.St Vukpalaj-Tamare dhe Nënstacion i ri 35/10 kV në Tamare’ me fond limit prej **4.5 milionë euro’,” – deklaroi Vangjeli.

Sipas saj, përveç faktit që tenderat janë zhvilluar paralelisht, ka dyshime të forta për mungesë konkurrence reale, pasi ofertat e paraqitura nga fituesit kanë qenë afërsisht 98% të fondit limit, çka sipas saj është një indikator klasik për paracaktim të fituesit.

“Të dy tenderat u zhvilluan në të njëjtën datë, me pjesëmarrje të të njëjtëve ofertues, të cilët u vlerësuan në të njëjtën mënyrë, duke shpallur fitues të njëjtin bashkim operatorësh për të dyja procedurat,” – shtoi Vangjeli.

“Fituesi i këtyre tenderave paraqiti oferta me vlerë rreth 98% të fondit limit, duke treguar dyshime se nuk ka pasur konkurrencë reale, por procese të paracaktuara.”

PD i kërkon SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë që të hetojnë menjëherë këtë që ajo e cilëson si një skemë të qartë abuzimi me fondet publike, ndërsa shprehet se korrupsioni në tendera është kthyer në mënyrë qeverisjeje nga mazhoranca aktuale.

Deklarata e plotë:

Opozita dhe Partia Demokratike vijojnë të denoncojnë tenderat fiktivë dhe të dyshimtë, që administrata e Edi Ramës zhvillon përmes institucioneve publike, duke i kthyer ato në mekanizma abuzimi me fondet e qytetarëve shqiptarë.

app-1-1024x118

Këtë herë bëhet fjalë për 7.5 milion euro të prokuruara me dy tendera të zhvilluar nga Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSSH sh.a, konkretisht:

‘Ndërtim i linjës 35kV N.St Koplik 220kV-N.St Vukpalaj me dy qarqe’ me fond limit prej 3 milionë euro;

‘Ndërtim i linjës së re 35kV N.St Vukpalaj-Tamare dhe Nënstacion i ri 35/10 kV në Tamare’ me fond limit prej 4.5 milionë euro.

Të dy tenderat u zhvilluan në të njëjtën datë, (më 1 shtator), me pjesëmarrje të të njëjtëve ofertues, të cilët u vlerësuan në të njëjtën mënyrë, duke shpallur fitues të njëjtin bashkim operatorësh për të dyja procedurat.

nj-fituesi-koplik-vukpalaj-1024x610

nj-fituesi-vukpalaj-tamare-1024x620

Fituesi i këtyre tenderave paraqiti oferta me vlerë rreth 98% të fondit limit, duke treguar dyshime se nuk ka pasur konkurrencë reale, por procese të paracaktuar.

Kjo pjesëmarrje dhe vlerësimi tregojnë:

mungesën e nxitjes së pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në prokurimet publike;

mungesën e konkurrencës ndërmjet operatorëve;

rënien e besimit të publikut tek institucionet shtetërore.

Pjesëmarrja e njëjtë, me të njëjtën renditje dhe të njëjtin fitues në procedura të ndryshme, ngre dyshime serioze se autoritetet kontraktore nuk kanë garantuar trajtim të barabartë, jodiskriminues dhe transparent, siç e kërkon ligji për prokurimet publike (LPP), neni 2 dhe neni 3.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve përgjegjëse të hetojnë menjëherë këto praktika, që dëmtojnë konkurrencën, deformojnë tregun dhe nuk garantojnë mirëmenaxhimin e fondeve publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.