E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
7 ndeshje pa humbje, play-off i Botërorit s’është rastësi
Lajme

7 ndeshje pa humbje, play-off i Botërorit s’është rastësi

Fitorja historike 0-1 në transfertë kundër Serbisë dhe suksesi bindës 4-2 ndaj Jordanisë në miqësore kanë ndihmuar Kombëtaren shqiptare të ngjitet në vendin e 61-të në renditjen më të fundit të FIFA-s. Ky është një përmirësim me pesë pozicione krahasuar me muajin e kaluar, duke reflektuar formën pozitive që po kalon skuadra nën drejtimin e trajnerit Sylvinho.

Megjithatë, kjo nuk është pozicioni më i lartë i kuqezinjve gjatë epokës së brazilianit. Pak muaj pasi Sylvinho mori drejtimin e ekipit në shkurt 2023, Shqipëria arriti të ngjitej deri në vendin e 59-të në renditjen botërore.

Shtatë ndeshje pa humbje – vetëm Anglia na ka mposhtur këtë vit

Forma aktuale e skuadrës nuk është rastësore. Kombëtarja është e pamposhtur në shtatë takimet e fundit. Humbja e fundit daton më 21 mars 2025 në Londër, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës ku Shqipëria u mund 2-0 nga Anglia.

Që prej asaj disfate, kuqezinjtë kanë marrë rezultate pozitive, përfshirë fitoret ndaj Andorrës, Letonisë dhe së fundmi ndaj Serbisë – një sukses historik që ka rritur moralin dhe besimin në skuadër.

Nëntori vendimtar – finalja në Andorra dhe sfida ndaj Anglisë

Nëntori pritet të jetë vendimtar për fatin e Shqipërisë në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Më 13 nëntor, kuqezinjtë përballen në transfertë me Andorrën – një takim ku fitorja është detyrim absolut për të ruajtur vendin e dytë në grup dhe për të siguruar të paktën një vend në zonën play-off.

Tre ditë më pas, më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania” vjen Anglia – e cila tashmë ka siguruar matematikisht kualifikimin. Nëse anglezët arrijnë të mposhtin Serbinë në Londër më 13 nëntor, atëherë përballja në Tiranë mund të shndërrohet në një festë për kuqezinjtë.

Situata në Grupin K

  • 1. Anglia – 18 pikë (kualifikuar)

  • 2. Shqipëria – 11 pikë

  • 3. Serbia – 10 pikë

  • 4. Letonia – 5 pikë

  • 5. Andorra – 1 pikë

Me dy ndeshje të mbetura, Shqipëria është në një pozicion të favorshëm për të siguruar vendin e dytë dhe për të vazhduar rrugëtimin drejt Botërorit “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”. Tashmë gjithçka është në duart e kuqezinjve, të cilët kanë mundësinë të shkruajnë një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.