E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artistët refuzojnë ftesën e kryebashkiakut Veliaj
Lajme

Artistët refuzojnë ftesën e kryebashkiakut Veliaj

Nuk marrim pjesë, është farsë

Artistët refuzojnë ftesën e kryebashkiakut Veliaj për një dëgjesë të dytë, në praninë e arkitektëve. Përkundër të saj, ata i bënë ftesë Veliajt dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, për një dëgjesë të hapur në sallën e Teatrit Kombëtar.

Përmes një deklarate, dy sindikatat e artistëve, SASE dhe SPAK, u shprehën se “nuk ka në horizont asnjë kompromis, madje asnjë afrim në pozicionet e palëve. Sindikatat mbeten të vendosura në qëndrimin e tyre, se ndërtesat historike të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental duhet të shpallen monument kulture dhe, pas një debati të gjerë publik, me pjesëmarrjen e arkitektëve, konstruktorëve, restauratorëve, artistëve por edhe qytetarëve, të merret vendimi nëse ato duhet të rikonstruktohen apo restaurohen. Çdo opsion tjetër është i panegociueshëm për ne! Së dyti, Veliaj e ka kompromentuar dëgjesën pa filluar ende. Ai nuk vjen për të dëgjuar, pra, duke qenë i hapur edhe të tërhiqet nga pozicioni i tij fillestar, por për të na bindur, ose manipuluar”, shprehen ata.

“Sindikatat e artistëve refuzojnë të bëhen pjesë e farsës së radhës, rezultati i së cilës është paracaktuar nga organizatori dhe u bëjnë thirrje të gjithë artistëve, arkitektëve dhe qytetarëve të Tiranës, ta bojkotojnë këtë farsë.

Sindikatat e artistëve mbeten të vendosura për dialog, në të mirën e komunitetit të artistëve dhe interesit më të mirë publik, mbrojtjen e trashëgimisë dhe kursimin e fondeve publike që krijohen nga taksat e shqiptarëve. Për këtë qëllim, ne e ftojmë z. Veliaj në një dëgjesë të hapur, në sallën e Teatrit Kombëtar, me një panel artistësh, arkitektësh, restauratorësh dhe intelektualësh, të ftuar nga sindikatat”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.