E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
9 muaj pas zgjedhjeve, delegacioni i PPE zbarkon në selinë blu
Lajme

9 muaj pas zgjedhjeve, delegacioni i PPE zbarkon në selinë blu

Një delegacion i Partia Popullore Evropiane (PPE) ka mbërritur këtë të mërkurë në selinë e Partia Demokratike e Shqipërisë në Tiranë, në kuadër të një misioni faktmbledhës për situatën politike në vend.

Delegacioni i PPE do të zhvillojë një takim me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të Partisë Demokratike.

Në fokus të këtij misioni janë çështje që lidhen me proceset zgjedhore, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Vizita e delegacionit vjen në kuadër të angazhimit të PPE për të ndjekur nga afër zhvillimet politike në vendet partnere dhe për të forcuar bashkëpunimin me forcat politike anëtare apo partnere në rajon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.