E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spartak Ngjela:Studentët e mundën kryeministrin Rama
Politikë

Spartak Ngjela:Studentët e mundën kryeministrin Rama

I ftuar në studion e lajmeve ne Ora News ai tha se studentët me protestën e tyre ishin shumë herë më të përgatitur se Rama, i cili u mundua që ti merrte hajdutçe në ato salla dialogu.

Spartak Ngjela: Ky i priti studentët sikur të ishin ata gogla. U sulën edhe të korruptuarit e tjerë që ti merrnin. Kishte edhe tendencë që me anë të tyre të krijonin një destabilizim. Ata kishin një drejtim shumë të saktë. Kush i drejton nuk e dimë, por kishin drejtim shumë të saktë. Bravo i qoftë. Ishin të përgatitur dhe artikuloheshin në gjuhën shqipe më mirë se Rama, më të qartë dhe më konceptuake. Ata e mundën Ramën dhe nuk e mundën me protestën, e mundën se ky i thërriti nëpër salla hajdutçe, kudo ku hynte kryeministri fitonin studentët.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka kuptuar që vendi është në krizë, por problemi është a do ta nxjerrë ai nga kriza?

Spartak Ngjela: Ky mendoi se do të shuante një protestë me sens moral, me broçkulla sallash të improvizuara. Studentët hynin brenda, e mundnin dhe iknin. Ajo ishte shenja e hapur e krizës. Kriza jep shenjat e veta dhe nëse ti nuk i respekton të përmbys. Ky duket se e ka kapur dhe të shohim nëse do ta nxjerrë nga kriza!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.