E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditi me kepucë Edi Ramën, gjykata liron banorin e Astirit
Lajme

Goditi me kepucë Edi Ramën, gjykata liron banorin e Astirit

Lirohet nga burgu banori i zonës së Astirit Ilir Katiraj i cili goditi me këpucë kryeministrin Edi Rama, në ambientet pranë spitalit ushtarak në kryeqytet, pak javë më parë.

Gjykata ka dhënë për të masën e detyrimit të paraqitjes.

Dhjetra baniorë të Unazës së re kanë qenë sot  në mbështetje të tij si dhe kanë kërkuar lirimin nga burgu edhe të Daniel Dobraj, i cili akuzohet se ka qëlluar me kapsolle efektiven Ina Nuka.

Djali i Katirajt u shpreh se dhënia e drejtësisë ka qenë e vonuar, ndërsa babai i tij do t’i bashkohet protestës që prej pasdites së sotme.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.