E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haradinaj: Në tavolinat e bisedimeve me Serbinë nuk do të negociohet shkëmbimi i territoreve
Bota

Haradinaj: Në tavolinat e bisedimeve me Serbinë nuk do të negociohet shkëmbimi i territoreve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me qëllim që të koordinohen veprimet e përbashkëta si dhe për ndërtimin e koncensusit nacional për fazën finale të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Pjesë e takimit ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe bashkëkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti.

Për këtë qëllim, Haradinaj, tha se mirëpret çdo ide dhe sugjerim rreth dialogut Kosovë – Serbi, por asnjëherë, në tavolinat e bisedimeve nuk do të flitet apo negociohet për shkëmbim të territoreve.

Qeveria e vendit, me qëllim që Ekipi Negociator të vihet në korniza ligjore, ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror si dhe ka sponsorizuar hartimin e draft-marrëveshjes, Librin e Madh me shumë kapituj, që është shkruar nga ekspertët e Qeverisë, duke e pajisur ekipin negociator të vendit me një materie të gjallë, gjithëpërfshirëse dhe të hapur.

Liderët institucionalë po ashtu thanë se do të zhvillohen edhe takime të tjera dhe se të gjithë duhet të bashkohen rreth këtij procesi, i cili do të jetë transparent për qytetarët rreth asaj se çfarë do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë në fazën finale./Klan Kosova

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.