FOTOT/Armina merr nga Zeni , një dhuratë surprizë për Krishtlindje
Armina Mevlani është ndjerë shumë e surprizuar. E njohur tashmë për jetën e saj luksoze pas lidhjes me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ajo ka publikuar në “Instagram” një video të surprizës që gjeti në shtëpi. Partneri i saj, Shkëlzen Berisha i ka bërë dhuratë Arminës një super buqetë të madhe me trëndafila rozë. “Erdha në shtëpi dhe pashë këto. Jam e mahnitur”, shkruan Armina në postimin e saj, duke etiketuar edhe Shkëlzenin, i cili njihet për surpriza të tilla dhe pushime luksoze.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



