Plumbat nga xhami i pasëm kapën aksidentalisht Griseldën, zbardhet skenari i atentatit në Laprakë
Lapraka u trondit mbrëmjen e sotme, si pasojë e një atentati ndaj shtetasit 23-vjeçarit Erion Bengo. Ky i fundit ndodhej në makinë sëbashku me 17-vjeçaren Griselda Gjinkola, e cila humbi jetën.
Në momentin kur u qëlluan me armë zjarri, Bengo ishte në drejtimin e mjetit. Ai i dha gaz makinës por atentatorët vazhduan ta qëllonin nga xhami i pasëm.
Dyshohet se plumbat kapën aksidentalisht Griselda Gjikolën, e cila ndërroi jetë vetëm pak minuta pas atentatit. Ndërkohë Bengo u plagos në qafë dhe në shpatull dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas raportimeve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndërkohë dyshon se shkak për atentatin mund të ketë qenë xhelozia, ose konfliktet në të shkuarën të Bengos, i cili është arrestuar në 2016-ën për shantazh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



