E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kumbaro shkarkon London, tenori: Mos u kthefsh më kurrë!
Lajme

Kumbaro shkarkon London, tenori: Mos u kthefsh më kurrë!

Pas largimit të ministres së  Kulturës Mirela Kumbaro nga posti i saj, ka reaguar dhe tenori Agim Hushi, i cili u bë i njohur për largimin e tij drejt Australisë për një jetë më të mirë, që vendi këtu nuk ia ofronte.

Agim Hushi i ka dërguar një ‘kartolinë’ Kumbaros, ku i thotë që të shkojë dhe mos të kthehet. Ai do e kujtoi si njeriun që gjykojë artin me mendjelehtësinë e një femre të cekët dhe të pakulturë. E cilëson atë si shtrigën e kulturës.

Postimi i plotë i Agim Hushit:

Kartolina e fundit perMirela Kumbaron!

Shkofsh e mos u kthefsh me kurre!

Populli thote thefsh qafen ashtu sic ia theve kultures per 6 vitet e tua te padenjaUne do te te kujtoj me neverine me te thelle si njeriu qe gjykoje artin dhe artistet me mendjelehtesin e nje femre te ceket, te pakulture dhe me nje cinizem fyes per te gjithe ne qe aspirojme kulturen shqipe!

Personalisht te imagjinoj si shtrigen e frikshme te kultures, dorzuesen e lahutes tone shekullore, serbeve!Lerja vendin kultures dhe marrsh me vete folene tende mbushur me gjarperinj qe helmojne kulturen ne cdo cep!Miqt e mije artiste rrofte arti i lire!

Gezuar vitin e ri te cliruar nga nje makth i frikshem psiqik dhe okult!Suksese ne krijimtarine tuaj!Se di sa do vazhdoje ky gezim por te pakten kemi rast per tiu gezuar vitit te ri deri me 7 Janar!

Ja mesazhi qe me dergoi inbox nje artist i madh i operas, arsyeja pse une ndjeje te njejten gje:

Me ne fund nje lajm i mire per ne …qe sakrifikuam…per te lene gjurme ne artin tone operistik…po qe sna e diten e sna vlersuan..po vlersojn e do vlersojn pseudo artistet dhe mirimangat si puna e ketyre ministeve..me vjen mire qe me ne fund u pre koka e njekucedre…po ka dhe shume koka..kjo kucedra qe mbulon artin …te pershendes..e vit te mbare per familjen tuaj..

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro para se të largohej nga posti ka firmosur dhe për një emërim të fundit. Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental nuk do të jetë Kiço Londo, por Jonida Beqo, aktualisht drejtore e Teatrit ‘Metropol’.

Kiço Londo ishte në konkurs përballë Jonida Beqos. Prej të dyve, Beqo është zgjedhur si fituese e këtij posti.

Diferenca mes tyre është se Beqo ka dalë pro prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Kiço London kundër.

Në një një reagim të disa ditëve më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbështeti kandidaturën e Londos dhe doli hapur kundër kandidaturës së Beqos.

Aleanca theksonte edhe punën që ka bërë Londo në drejtimin e Teatrit, ku në vetëm 3% buxhet të akorduar nga Ministria për teatrin, TKE që ai drejton prodhon 60% të shfaqjeve teatrore.

E megjithatë, duket se tashmë zgjedhja është bërë dhe drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar Ekserimental do të jetë Jonida Beqo.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.