Elbasan/ 3 të vrarë në përleshjen me armë
Ka shkuar në 3 numri i personave që kanë vdekur nga një përplasja me armë në qytetin e Elbasanit në orët e vona të mbrëmjes së sotme, në lagjen “Katundi i Ri”, pranë Metalurgjikut.
Burimet bëjnë të ditur se kanë ndërruar jetë edhe dy personat që u deklaruan si të plagosur.
Viktima është E. K., me precedent të mëparshëm penal. Ndërkohë bëhet e ditur se dy personat e plagosur që kanë ndërruar jetë në spital janë Indrit Alibeaj dhe Arben Dylgjeri.
Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur ndërmjet dy bandave në qytetin e Elbasanit. Makina ndaj të cilës është bërë atentatit ka qenë në lëvizje ndërkohë që automjeti është me targa italiane. Dyshohet se në ngjarje janë përfshirë dy shtetas shqiptarë dhe një i huaj.
Ngjarja dyshohet të ketë pasur zanafillën jashtë vendit, ndërkohë që mendohet se përplasja ka ndodhur për larje hesapesh. Shtetasi i huaj dyshohet se është kolumbian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



