E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiakja e Lushnjes paraqitet në Prokurorisë së Posaçme
Lajme

Kryebashkiakja e Lushnjes paraqitet në Prokurorisë së Posaçme

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sefa ka qëndruar për një periudhë në ambientet e institucionit dhe tashmë është larguar nga godina e prokurorisë.

Ende pa informacion zyrtar

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi arsyet e paraqitjes së saj në SPAK. Nuk dihet gjithashtu nëse vizita lidhet me ndonjë çështje konkrete hetimore.

Sipas raportimeve të mëparshme ndaj kryebashkiakes ka patur kallëzim nga një qytetar për falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Eriselda Sefa mori detyrën e kryetares së komanduar të Bashkisë së Lushnjës në korrik të vitit 2021.

Emërimi i saj erdhi pas shkarkimit nga detyra për shkak të shkeljeve të rënda të kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.