Artur Roshi: “Qeveri e re, avaz i vjetër”
Bilanci Politik 2018,”Qeveri e re, avaz i vjetër”
Të nderuar anëtarë dhe simpatizntë të Ballit Kombëtar Demokrat !
Miqtë e mi !
Bilanci politik i vitit 2018 është teonditës.
Kriza e besimit ndaj politikës shqipatre është përfitimi juaj politik për këtë vit.
Qeveria në këtë vit u shfaq me funksionalitet të atrofizuar që udhëhiqet nga vesi i përfitimit dhe instikti i përthithjes rifuxho të parave të shqiptarëve,
Një qeveri që ka si qëllim taksat dhe jo mirëqenien e qytetarëve të saj,
Një qeveri që urren tregun e lirë dhe e ka zvendësuar atë me një treg të centralizuar të parave të trafikut, i cili po prish balancën me monedhën e “Euro-s”,
Një qeveri që tjetërson kuptimin e investimit në atë të kaparosjes së fitimeve marramendëse jashtë rregullave garuese dhe riskuese të tregut nëpërmjet modelit të deformuar,
Një qeveri që ikën dhe një qeveri që vjen,
Një qeveri e re me avaz të vjetër, që vjen për një vazhdimësi të platformës qeverisëse të së vjeterës,”dy qeveri në një paketë”.
Për shkak të qeverisjes me emotivitet dhe jo me logjikë,
ky vit i gjen shqiptarët në rrukullimën e mjerimit,
më të paktë në numur brënda vendit të tyre,
më të pa shpresë për të ardhmen e tyre.
Opozita këtë vit ishte më aktive dhe denoncuese,por akoma vazhdoi ta ndiejë veten jo bindëse dhe argumentuese ndaj ngritjes së një alterrnative programore serioze me autorësinë e saj,por duke ngelur peng i ystifikimit se ka një program ekonomik të hartuar nga ekspertë gjermanë.
Në vitin që lamë pas Opozita drejtuese e koalicionit Opozitar nuk punoi të fiksonte votën e lirë në shtratin ligjor të kodit zgjedhor,për të dhënë një logjikë ndryshe të mbështetur mbi votën e lirë dhe të ngrejë besimin qytetar mbi lirinë,por qëndroi në oportunitet me qeverinë kundër lirisë së votës.
Ky është dallimi esencial midis atyre që nuk duan lirinë e votës,pra të majtëve dhe atyre që duan lirinë e votës,liberalëve të qendrës së djathtë.
Prandaj qytetarët e rraskapitur dhe të dëshpëruar ndjehen skeptik dhe e quajnë opozitën afërsisht-baras me mazhorancën.
Ky sistem i pengut që ka ngritur qeveria mbahet në këmbë mbi vjedhjen e votës.
Opozitarët e vërtetë që ju dhemb opozita si shpresë për të ardhmen e fëmijve tanë nuk mund të kuptojnë që Opozita drejtuese e Koalicionit opozitar nuk është pro votës së lirë,që do të thotë kundër sistemit të pushtetit mbi votën e vjedhur që qëndron qeveria e sotme.
Me këtë qëndrim kanë konformizëm opozitarët që presin vetëm poste drejtuese në pushtetin e nesërm,por që kur i humbasin shpresat për pushtet, shkojnë dhe i kërkojnë ku jetë edhe tek “millonai”.
Balli Kombëtar Demokrat gjatë këtij viti ka prdikuar në mënyrë konstante vlerat programore
që rrjedhin nga filozofia jonë politike të konsevartorizmit modern europian.
Ish të përndjekurit politik dhe ish pronarët për NE janë njerëzit që mbartin mbi supe si bazamentin moral ashtu edhe të mendimit të sistemit kapitalist që duam të aplikijmë.
Ardhja e eshtrave të Mid’hat Frashërit në atdhe ishte një fitore morale e jona përballë irealitetit historik të krijuar nga kundërshtarët tanë pilitikë që nga viti 1945.
Duke folur çdo ditë për profilin e Mid’hat Frashërit gjatë këtyre viteve të fundit NE arritëm të bindim opinionin publik për madhështinë e figurës së tij,i cili trysnoi mbi kryeministrin duke i dhënë kurajo që të përballej me të vërtetën historike.
Uroj që viti që vjen të bindi qeverinë se shqiptarët bëjnë më mirë pa të,
nga ana tjetër të bindi Opozitën se duhet ta meritojë pushtetin dhe jo ta marri se ikën qeveria.
Uroj një Opozitë që e sheh suksesin tek sipërmarrësi politik dhe jo tek meazheri politik,tek sipërmarrësi ekonomik dhe jo tek menazheri ekonomik.
Uroj dhe i lutem zotit për gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë që unë drejtoj, për familjet e tyre,
Viti 2019 qoftë një vit i mbarë,i sukseshëm,plot fat dhe mirëqënie.
Uroj dhe i lutem zotit për gjithë shqiptarët kudo ku janë, një vit ku të realizohen gjithë dëshirat tuaja !
GEZUAR Krishtlindjet !
Gëzuar Vitin e Ri 2019 !
A.Roshi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



