E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto me armë dhe flamurin e Vorio-Epirit/ Historiani ngre alarmin: Në Dropull po përgatitet ‘Kaçifas 2’, RENEA të bëhet gat
Lajme

Foto me armë dhe flamurin e Vorio-Epirit/ Historiani ngre alarmin: Në Dropull po përgatitet ‘Kaçifas 2’, RENEA të bëhet gat

Konstandin Kaçifa, minoritari nga fshati Bularat në Dropull i cili u vra nga RENEA në tetor të 2018-ës, pasi qëlloi me armë zjarri policinë lokale të Gjirokastrës, duket se ka nxitur të tjerë elementë ekstremistë në zonën e minoritetit. Historiani Arben Llalla ngre alarmin duke thënë se persona të tjerë të minoritetit grek në Shqipëri po përgatiten për sulme të ngjashme me armë si ngjarja e rëndë e Bularatit.

Në një përgjigje për ministrin e Jashtëm grek, historiani e akuzon atë se është shteti fqinj që financon të tillë persona për të kryer provokime ndaj shqiptarëve. Sipas Llallës, organizata terroriste MAVI, përgjegjëse për masakrën e Peshkëpisë në Gjirokastër ku 7 persona të armatosur hynë nga Greqia në territorin shqiptar në 10 prill të 1994-ës, dhe vranë në befasi ushtarin Arsen Gjini dhe kapitenin Fatmir Shehu, janë aktivizuar sërish. Për ta ilustruar edhe më fort pretendimin e tij, Llalla poston një foto në Facebook ku duket një person që ka fotografuar bluzën me mbishkrimin MAVI dhe një armë automatike mbi të.

Postimi i Arben Llallës në Facebook:

Ministri plotësues i Jashtëm i Greqise, Jorgos Katrougalos, rideklaron të njëjtën fjali prej kaq kohësh për marrëdhëniet greko-shqiptare që na janë ftohur pas vrashes së terroristit grekofon Kostandinos Kacifas. Ne i themi Jorgos Katrougalos se mund të kemi Kacifën 2, 3, e me radhë, sepse është Greqia dhe sigurimi grekë që nxit të rinjtë grekofon që të provokojnë Shqipërinë dhe shqiptarët.

I themi Ministri plotësues i Jashtëm i Greqise, Jorgos Katrougalos, se një tjetër i ri grekofon rreth 35 vjeç nga Dropulli po përgatitet psikologjikisht që të dali kamikaz si Kacifas, është edhe një tjetër rreth 65 vjeç grekofon që dëshiron fatin e Kacifas. Si do tja bëjmë tani për këta të çmendur dropullit që frymëzohen nga nazistët e Agimit të Artë?

Kjo bluze tregon riaktivizimin e organizatës terroriste greke MAVI. Personi dihet tashmë, nga çorapet…Greqia çfarë bënë për t’i ndalur këta grekofon të çemendur që vijnë tek shtëpia jonë shqiptare dhe kërkojnë t’na çnderojnë? Kacifas 2 është gati rreth 35 vjeç, por edhe RENEA duhet të jetë gati…


Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.