E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet TRONDITËSE DHE KAFSHERORE se si burri masakroi me thikë gruan dhe kunatën
Lajme

Detajet TRONDITËSE DHE KAFSHERORE se si burri masakroi me thikë gruan dhe kunatën

Detajet TRONDITËSE se si burri masakroi me thikë gruan dhe kunatën

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg për Gazmend Mustën, i cili pasditen e dy janarit i mori jetën gruas dhe kunatës së tij për motive të dobëta.

Gruas, Gentjana Çaushaj dhe kunatës së tij, Milisa 18 vjeçe, ai i mori jetën duke i goditur me thikën e bukës në sy të dy fëmijëve të mitur,  7 dhe 3 vjeç

Ndërsa dokumenti i ekspertizës mjeko-ligjore, i publikuar nga Ora News, zbulon detaje shokuese, për mënyrën se si  Musta ka goditur gruan dhe kunatën e tij.

Vrasja ne divan
32 vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndjenjes dhe pas krimit ka marrë fëmijët dhe është dorëzuar në stacionin policor. Aty ka hedhur thikën në tokë dhe u ka kërkuar policëve që të kujdeseshin për fëmijët.

“Në dhomën e ndjenjes në divan u gjetën trupat e pajetë të Gentjanës dhe të Milisa Çaushajt. Tek të dyja u vërejtën plagë të shumta trupore me rrjedhje gjaku. Njolla gjaku u vërejtën dhe në një çarçaf dhe dy batanije.

U masakruan me thike buke 
Ekspertiza mjeko ligjore zbulon se secila prej grave ka më shumë se 10 plagë në trupat e tyre.

Ne dokumentin e prokurorise shkruhet se nga kqyrja në morgun e Spitalit Rajonal Fier, tek kufoma e Gentjana Çaushaj u vërejtën:

-plagë shpuese në gjoks

-dy plagë shpuese në gjirin e majtë

-një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë

-një plagë shpuese në krah të majtë

-dy plagë prerëse shpuese në parakrah të majtë

-dy plagë shpuese në pjesëne poshtme të barkut në të majtë

-dy plagë shpuese në kurriz

-një plagë në krah të djathtë në nivel të shpatullës.

Tek kufoma e Milisa Çaushaj (18 vjeçe) u vërejtën:

-dy plagë shpuese sipër gjoksit në nivelin e gropës së fytit, të tilla që depërtojnë deri në brendësi të zgavrës së gjoksit

-një plagë me prerje të dërrasës së kraharorit

-dy plagë në gjirin e majtë

-një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë

-një plagë tjetër në gjirin e majtë

-një plagë në parakrah të majtë

-një plagë tjetër në krah të majtë

-plagë në pjesën e sipërme të krahut të majtë

-dy plagë në 1/3 e poshtme të krahut të djathtë

-një plagë shpuese në bërrylin e djathtë

-dy plagë në 1/3 e kofshës së majtë

-plagë tjetër në pjesën anësore të kofshës së majtë-plagë në kërcirin e këmbës së majtë

-plagë në kurriz midis shpatullave-plagë në ijen e majtë.

Shkaku?
I arrestuari Gazmend Musta deklaroi se i vrau të dyja me thikën kuzhine, pasi nuk duroi kundërshtimin që i bëri bashkëshortja e tij.

“I dyshuari pretendoi se shkak për goditjen me thikë që i bëri bashkëshortes dhe kunatës kanë qenë ofendimet e Gentianës ndaj tij të cilat nuk i duroi dhe pas kësaj nuk diti se cfarë bëri” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Ma bej hallall 
Gjithashtu pas krimit Gazmendi ka marrë të atin në telefon dhe pasi i ka treguar për krimin i ka thënë “t‘ia bënte hallall dhe se do të piqeshin në botën tjetër”

U kerkoi policeve te kujdesen per femijet
Rreth orës 17:00 me fëmijët në makinë Gazendi ka shkuar në stacionin e policisë së Ballshit për t’i njoftuar se kishte vrarë bashkëshorten dhe kunatën e tij në banesë. Me vete kishte dhe një thikë që e hodhi në tokë. Ai u kërkoi policëve të interesoheshin për mirëqënien e fëmijëve të tij të mitur.

Çfarë i tha policisë? 
Vrasjen e bëri ngaqë bashkëshortja i kërkoi që pasdite të shkonte bashkë me të motrën tek banesa e prindërve të saj në Drizar, Mallakastër. Ai nuk ishte dakord që ajo të shkonte atje, për këtë kanë debatuar me të madhe në familje, rreth orës 16:30, pas kësaj mori një thikë kuzhine dhe u qëlloi të dyjave, aty ku gjendeshin në divan, kjo ndodhi në prani të dy fëmijëve.

Sherret ne familje
Gentjani kishte qenë në Greqi për të punuar dhe kishte 6 vjet që ishte kthyer
Mes çiftit kishte pasur dhe më përpara konflikte. Nga sa zbulohet nga dëshmitë, Gazmendi donte të bënte gjithmonë të tijën dhe shpesh e kufizonte dhe të dite. Madje në një moment Gentjana është larguar nga shtëpia duke hezituar të kthehej por me këmbënguljen e Gentjanit ishte kthyer.

Vëllai i viktimave ka treguar se “herë pas here Gazmendi nuk e linte Gentjanën të dilte nga shtëpia, e fyente dhe i ofendonte të motrën.  Këmbëngulte gjithmonë të “bëhej e tija”

Gazmend Musta doli sot para gjykatës së krimeve të Rënda ku mori masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndaj tij rëndon akuza vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare 2 herë, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.