Hidhet në erë shtylla e tensionit të lartë në Fushë Krujë
Një shtyllë e tensionit të lartë, që ndodhet në Fushë Krujë është hedhur në erë.
Sipas informacioneve, të para kësaj shtylle i është vendosur tritoli paraditen e sotme.
Gjithashtu mësohet se eksplozivi është vendosur në shtyllën 400 kv të linjës së tensionit të lartë.
Shtylla e dëmtuar është me nr.58, kurse nga policia nuk ka ende asnjë të dhënë për ngjarjen.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



