E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohet perceptimi i shqiptarëve për ekonominë… shumë larg asaj që thotë Rama
Politikë

Publikohet perceptimi i shqiptarëve për ekonominë… shumë larg asaj që thotë Rama

Perceptimi i publikut për situatën ekonomike në Shqipëri u përkeqësua për të tretin tremujor rresht, çka përbën serinë më të gjatë negative që nga viti i vështirë 2015.

Banka e Shqipërisë raportoi se, treguesi i ndjesisë ekonomike, indeks i cili mat vlerësimin e bizneseve dhe konsumatorëve për gjendjen e ekonomisë, ra me 1.2 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2018, duke zbritur në mesataren e tij afatgjatë.

Sipas vrojtimit të detajuar, rritja e pesimizmit në ekonomi u përcaktua nga rënia e besimit në sektorët e shërbimeve, të tregtisë dhe të industrisë, ndërkohë që i vetmi sektor me rritje ishte ai i ndërtimit.

Sipas Bankës, bizneset që operojnë në fushën e shërbimeve, tregtisë dhe industrisë kanë raportuar ulje të prodhimit dhe përkeqësim të gjendjes financiare, ndërkohë që bizneset e ndërtimit kanë raportuar rritje të shitjeve dhe një situatë më të mirë financiare.

Komponenti tjetër i ndjesisë ekonomike, ai që mat besimin e konsumatorëve, pas disa tremujorësh me rënie, në tremujorin e katërt shënoi një përmirësim të lehtë me 0.7 për qind. Megjithatë, ky përmirësim ka rezultuar i pamjaftueshëm për të amortizuar rritjen e pesimizmit në sektorët e tjerë të ekonomisë.

Përkeqësimi i ndjesisë ekonomike për 3 tremujorë rresht është një sinjal shqetësues për ekonominë. Edhe pse treguesi i besimit mbetet ende në mesataren afatgjatë, në të shkuarën rënia e shpejtë e tij është shoqëruar me ngadalësim të ndjeshëm të ekonomisë, veçanërisht gjatë periudhës 2011-2015, ku rritja ekonomike zbriti në nivele minimale./tch

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/publikohet-perceptimi-i-shqiptareve-per-ekonomine-shume-larg-asaj-qe-thote-r-613397/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.