VIDEO/ Rama dërgon policinë në Fakultetin e Ekonomisë, dhunë mbi studentët…
Dhjetra efektivë kanë mbërritur në Fakultetin e Ekonomisë, në tentativë për të zhbllokuar hyrjen e Fakultetit. Ka pasur një përplasje dhe me studentët, të cilët janë të irrituar pasi kanë kaluar gjithë natën të ngujuar brenda godinës.
Studentët pretendojnë se janë shtyrë dhe janë goditur nga ana e Policisë, edhe pse prania e efektivëve në ambientet universitare është e paligjshme.
Në hollin e Fakultetit Ekonomik ka një prani mjaft të madhe të rojeve private.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



