Sot një ditë e veçantë për demokratët e Mirditës
Albina Deda
Të dashur miq!
Të nderuar demokratë mirditas!
-Sot është një ditë e veçantë për ne demokratët e trevës tonë se shënohet 28 vjetori i themelimit te PD-së, të parës parti opozitare të vertetë.
Ditë të tilla po festohen e kujtohen kudo në Shqipëri por Mirdita ka më shumë aresye se kushdo në këtë vend ta shenjtërojë këtë ditë.
Kjo sepse në malin e madh të peshes së dhimbjes kombëtare që bëri komunizmi,vendlindja jonë ka peshën më të egër të saj.
Sot pas 28 vitesh respekti e mirenjohja shkon per Azem Hajdarin e Sali Berishen si dhe per dhjetera studente e burra te Mirdites qe kontribuan ne rrezimin e diktatures.
Duke mos pasur mundesi ti permend te gjithe bashkoj lutjen time kristiane qe Zoti ti bekojë ata nismetar e pasues te tyre deri ne diten e sotme.
Per fat te keq ne sot po perjetojme:Nje regjim hibrit kleptokomunist me ne krye bijte gjenetike te diktatures.
Si Republike e vlerave njerezore e demokratike prape na takon perballja me kliken qe ka filluar ta ndaje Mirditen ne diversante e puthadore te pushtetit.
Mirdita ka besuar e vuajtur si askush per lirine e fjales e besimit ne Zot…ndaj le te besojme edhe sot.
Diktaturat janë më të egra në prag të perëndimit të tyre.
Gëzuar dhe nje here dhe respekt për secilin demokrat të Mirditës tonë e cila vijon të na bëjë krenar në Atdhe e në botë per genin tonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



