E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas Lushnjës,maskat “pushtojnë” Tepelenën, shënohen tre grabitje brenda natës
Lajme

Pas Lushnjës,maskat “pushtojnë” Tepelenën, shënohen tre grabitje brenda natës

Gjatë natës së djeshme qyteti i Tepelenës ka rënë pre e maskave, të cilat kanë vjedhur një supermarket, një shtëpi dhe një pastiçeri.

Policia e Tepelenes

Policia e Tepelenes

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rasteve dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa mësohet se  grabitësit kanë qenë pa maska. Policia ka ngritur pika kontrolli, por pa rezultat deri në këto momente.

Ende nuk dihet sa mund të jetë dëmi në të tre grabitjet, por mësohet se në dyqan janë vjedhur dy steka cigare dhe ushqime, ndërsa në pastiçeri 20 mijë lekë të vjetra.

Policia dyshon për një grup adoleshentësh problematikë, që janë prej kohësh nën dyshimin e policisë.

Kujtojmë se një tjetër grabitje u shënua në orën e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje, ku 4 persona të maskuar grabitën dhe thyen një argjendari duke marrë një shumë parash prej 100 milionë lekësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.