Ishin në “listën e zezë” të Ramës, Llalla shkarkon dy prokurorë
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka vendosur të shkarkojë dy drejtues prokurorish, pasi emrat e tyre u përfshinë në listën e 100 zyrtarëve të korruptuar, të publikuar në FB nga kryeministri Rama.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmuan se ata janë Hysni Vata, kreu i Prokurorisë së Laçit dhe Kol Hysenaj, kreu i Prokurorisë së Korçës.
Ky i fundit rezulton pa emër në listën e Ramës, por është denoncuar vetëm si “kreu i Prokurorisë Korçë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



