Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vendosi sot të bllokojë mënjëherë aksesin e qindra faqeve online me të cilat vijonte vënia e basteve.
Në një njoftim të AKEP janë publikuar edhe faqet online ku viheshin bastet, kryesisht faqe të huaja, aktiviteti i të cilave u evidentua nga policia dhe Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit. Sipas AKEP-it, janë mbyllur rreth 1500 faqe të basteve, nga të cilat gjysmat janë mbyllur nga policia dhe gjysma nga AMLF.
Më poshtë janë listat e sjella në AKEP nga AMLF dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për të cilat është kërkuar bllokimi.
Lista e faqeve të bllokuara




























