VIDEO/ Goditet banda e lidhur me Ndragheta-n, një nga “kokat” është shqiptar
Policia italiane shkatërron nje bande kriminale e lidhur me klanet mafioze, nje nga kapot e se ciles eshte shqiptar.
Sipas policise, banda drejtohej nga italiani Giuseppe Trovato, me nofken “Peppino”, anëtar i një prej klaneve të mafias kalabreze Ndrangheta dhe nga shqiptari Isamil Rebeshi, i cili njihej me nofkën “Ermal”.
Akuzat qe rendojne mbi ta jane organizim i strukturuar mafioz, zhvatje e kërcënime të dhunshme, tentativë grabitje, dhunim fizik ndaj personave, armëmbajtje pa leje. Mediat fqinje shkruajne se ata njiheshin per terrorin qe u benin kryesisht biznesmeneve dhe personave nga te cilet mendonin se mund te perfitonin shuma te majme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



