E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“I thyente kockat dhe i hidhte në zjarr”, trupëroja e El Chapos tregon torturat që i bënte lordi i drogës rivalëve
Bota

“I thyente kockat dhe i hidhte në zjarr”, trupëroja e El Chapos tregon torturat që i bënte lordi i drogës rivalëve

Lordi i drogës në Meksikë, Joaquin Guzman, i njohur me nofkën “El Chapo”, po përballet me drejtësinë amerikane. Trupëroja e tij, Isaia Valdez dha disa dëshmi tronditëse në lidhje me lordin e drogës. Sipas tij, Guzman i torturonte viktimat përpara se t’i vriste.

Valdez tha se ishte prezent kur Guzman vrau tre burra të karteleve rivale. Dy prej tyre sipas Valdez ishin pjesë e kartelit Sinaloa të drejtuar nga “El Chapo”, por kishin kaluar me kartelin rival “Los Zetaas”. Trupëroja e Guzman shtoi më tej se dy burrat u rrahën brutalisht dhe më pas u vranë nga vetë lordi i drogës.

Valdez tha:

Kockat e tyre u thyen totalisht. Ata nuk mund të lëviznin. Joaquin i godiste me armë. Më pas u dërguan në një vend ku ishte ndezur një zjarr i madh. El Chapo i mallkoi përpar se t’i godiste me pushkë dhe më pas dha urdhër që të hidheshin në zjarr.

Ndërkohë personi i tretë i vrarë ishte pjesë e kartelit “Arellano Felix”

Trupëroja e Guzman tha se ai u mbyll në një strukturë druri për tre ditë, ndërsa më pas “El Chapo” e qëlloi ndërsa e merrte në pyetje.

Trupëroja tha:

Ai kishte djegie të bëra me hekur mbi kurrizin e tij, këmisha i kishte ngecur në lëkurë, kishte djegie në të gjithë trupin. Ai u mbyll në një strukturë prej druri për ditë të tëra. Dhe më pas u dërgua në një varrezë me duart dhe këmbët e lidhura. “El Chapo” filloi ta merrte në pyetje dhe ndërsa po përgjigjej, e qëlloi me pistoletë. Atë e hodhën në një gropë dhe e varrosën të gjallë.

Më tej ai shtoi se mund të kishte vdekur edhe vetë, pasi Guzman dyshonte se i vidhte paratë. Isaia Valdez ka qenë anëtar i forcave speciale të Meksikës, por në vitin 2000 vendosi të bashkohej me El Chapo. Valdez ndodhet në burg në SHBA, që pas arrestimit në mars të 2014-ës.

Ndërkohë “El Chapo” mohoi akuzat për trafik droge vrasje. Nëse shpallet fajtor ai do të dënohet me burgim të përjetshëm. Guzman u arratis në 2016-ën nga burgu i sigurisë së lartë në Meksikë, por u kap pas pesë muajsh dhe u ekstradua në SHBA. Mbi të rëndojnë 17 akuza, ndërsa gjyqi pritet të zgjasë rreth 4 muaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.