E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikon FOTOT provokuese, Rita Ora bëhet imazhi zyrtar i markës prestigjoze
Showbiz

Publikon FOTOT provokuese, Rita Ora bëhet imazhi zyrtar i markës prestigjoze

Pas suksesit të albumit të saj të dytë “Phoenix” të publikuar në nëntor, Rita Orën e kemi parë në majat e klasifikimeve botërore të muzikës, por  tani ajo do të jetë pjesë e një fushate të re publiciteti dhe bashkëpunimi, për këpucët luksoze të markës prestigjoze “Giuseppe Zanotti”, si imazhi i ri zyrtar.

“Shumë e emocionuar për fushatën e re të këpucëve luksoze italiane, bazuar në bizhuteritë e mia personale”, shkruan Rita Ora krahas fotove provokuese të publikuara prej saj.

Këpucët e koleksionit do të kenë kryesisht çizme të larta lëkure, të hapura nga mbrapa por dhe këpucë me taka që theksojnë kofshët apo sandale të hapura me zinxhir përreth këmbës, të gjitha bazuar dhe ndikuar nga bizhuteritë personale të Rita Orës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.