Vdekja e zv/ministrit në Kosovë, Qeveria Shqiptare shpreh ngushëllimet familjes
Zëdhënësja e qeverise njëkohësisht dhe ministre Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të zv/ministrit të Diasporës në Kosovës, Arian Dacit.

Në një postim në mediat sociale, Spiropali ka shprehur ngushëllimet për familjen e zv/ministrit, i cili u ndaj nga jeta pasi u godit nga një ortek.

“Ngushëllime të ndjera familjes Daci për humbjen e njeriut më të dashur, ngushëllime qeverisë së Kosovës për humbjen e zv.ministrit të Diasporës! U prehtë në paqe shpirti i Tij!”, shkruan Spiropali në emër të qeverisë Shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



