‘FITOVA TENDERIN PA E PARË FARE’, EDUART NDOCAJ TREGON SI U BË I PASUR
Ish deputeti ‘kaubojs’ i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj, ka treguar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ si u bë i pasur.
Teksa u pyet nga një komentues se si i ka bërë 100 mijë eurot e para, Ndocaj tha se i kishte bërë me punë, por më pas tregoi se në fakt i ka fituar me anë të një tenderi të cilin as nuk e kishte parë fare.
‘Unë jam marr me ndërtim dhe tenderi i parë që ka qenë më i madhi ka qenë në 2001. Ishte akoma lireta dhe nuk e kam parë fare projektin. Thashë po do e marr dhe fitova 100 milion lireta’, tregoi Ndocaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



