E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Përplasje e fortë e opozitës me Lleshajn për fshehjen e abuzimit me të miturën në Kavajë
Politikë

VIDEO/ Përplasje e fortë e opozitës me Lleshajn për fshehjen e abuzimit me të miturën në Kavajë

Një përplasje e fortë ka ndodhur para pak minutash në Komisionin e Edukimit ndërmjet deputetëve të opozitës dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me skandalin e fshehjes nga Policia të abuzimit me të miturën në Kavajë.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, ka deklaruar se për këtë çështje, Lleshaj do të thirret në një seancë tjetër dëgjimore, të posaçme.

Ministri Lleshaj nga ana e tij tha se arrestimi i abuzuesve të nxënëses 14-vjeçare ishte bërë para se ky fakt të bëhej publik, por u kundërshtua nga ish-ministri Flamur Noka, i cili e theksoi se arrestimi i tyre u bë vetëm pasi e denoncoi publikisht ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndiqni debatin dhe videon:

Vokshi: Ministri i Brendshëm e pranoi vetë se ngajrja kishte ndodhur ; nuk ishin informuar ; e kishte quajtur publicitet pavarësisht se ishte krim monstruoz. E pranoi vetë se e kishte fshehur. Se me çfarë tagri ministri e pranon se kush është publicitet dhe kush nuk është…E ka detyrim policia të informojë publikun. E pranoi vetë.

Ministri Lleshaj: Zonja Vokshi, mos i shtrembëroni ato që thashë.

Vokshi: Ju, unë nuk e kam zakon të shtrembëroj fjalët. S’e kam zakon.

Ministri Lleshaj: Ju thashë një fakt që ka rëndësi të madhe. Personat në fjalë janë ndaluar nga Policia përpara se shefi juaj ta bënte publike.

Vokshi: A është fshehur ngjarja?

Ministri Lleshaj: Jo!

Vokshi: Po pse nuk e keni lëshuar në komunikatë?!

Ministri Lleshaj: Është referuar në prokurori.

Vokshi: Jo! Në komunikatër zyrtare!

Noka: Ish-kryeministri Berisha ka një datë kur e ka bërë denoncimin publik. Na tregoni ju qoftë dhe një dokument që Policia e shtetit ka ndërhyrë para kësaj date!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.