E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidentohet me “Range Rover” Arben Ahmetaj në Kumanovë, dërgohet me urgjencë në spital
Lajme

Aksidentohet me “Range Rover” Arben Ahmetaj në Kumanovë, dërgohet me urgjencë në spital

Katërmbëdhjetë persona janë lënduar në një aksident të rëndë e cila ndodhi pasditën e sotme në rrugën Tabanoc – Kumanovë, përcjell Zhurnal.
Në aksident kanë marrë pjesë një autobus dhe dy vetura. Nga MPB për Telma kanë vërtetuar se mes të lënduarve është edhe ish ministri i financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Nga aksidenti, dy persona me lëndime më të rënda trupore janë transferuar në klinikën e Shkupit, ndërsa të tjerët janë hospitalizuar në spitalet e Kumanovës. Nga MPB ende nuk ka detaje se si është shkaktuar aksidenti, shkruan “Zhurnal”.

I menjëhershëm ka qenë edhe interesimi i zv.ministrit të punëve të brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, i cili ishte në vizitë tek ish ministri i financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ku i shprehu keqardhje dhe i uroi shërim sa më të shpejtë.

Jam nga kumanova qellova rastesisht posa ndodhi aksidenti. Thane se ne range rover gjindet ministri i financave te shqiperise, Arben Ahemtaj. Rasti ka ndodhur ne Kumanove. Fotot jan bere para 1 ore ne hyrje te Kumanoves pasi e kalon kufirin nga serbia qe futesh ne Maqedoni. Autobusi vinte nga Zvicrra me udhtare dhe sapo kishte kaluar kufirin e Serbis dhe ishte futur nja 10 km ne Maqedoni. Ndersa range roveri sdi na shkonte vetem se ndegjova policet duke thene se ne range rover ishte ministri i finansave te Shqiperise dhe i derguan urgjent per ne spitalin shteteror te Shkupit”, përfundoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.