E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Misteret e aksionit policor ndaj gjyqtarëve që ‘falën’ Dritan Dajtin
Lajme

VIDEO/ Misteret e aksionit policor ndaj gjyqtarëve që ‘falën’ Dritan Dajtin

Operacioni i policisë për kontrolle në banesat e tre gjyqtarëve që shmangën dënimin me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin është plot mistere, pasi zyrtarisht policia ka dhënë pak detaje.

Shtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini dhe Petrit Aliaj u kontrolluan gjatë kësaj të premteje nga grupi operacional special.Gjyqtari Petrit Aliaj mësohet se nuk gjendet në Sarandë, por është larguar drejt Greqisë.

Gjyqtari tjetër i Apelit Vlorë, Skënder Damini ka shtëpi edhe në Vlorë, e cila është kontrolluar nga forca të shumta të policisë. Banesa ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë dhe kontrolli i saj u krye në prani të djalit të gjyqtarit, në kohën që gjyqtari ndërkohë gjendej në Tiranë, në banesën tjetër. Në shtëpinë e këtij të fundit në kryeqytet, policia gjeti një sasi municionesh luftarake pa leje të autoriteteve, si dhe një vlerë monetare prej rreth 17 mijë eurosh të vendosura në sirtarin e rrobave, në të brendshme.

Gjyqtari Damini u shoqërua në polici dhe më tej u i lirë pas disa orëve marrje në pyetje.

Po ashtu që në orët e para të mëngjesit, Policia e Lezhës dhe prokurorët e Krimeve të Rënda ushtruan kontrolle në banesën e gjykatësit Aleks Nikolli. Burimet bëjnë me dije se gjykatësit Nikolli nuk i është gjetur asgjë e paligjshme.

Vendimi në favor të vrasësit të katër efektivëve të policisë u quajt nga kryeministri Edi Rama një akt kriminal, ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kërkoi shkarkimin e gjyqtarëve. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, duke dënuar në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.