Djegia e mandateve/ Salianji përplaset live me Ngjelën: Mos ma trash zërin mua…
Debati në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 është shoqëruar me “sherr” mes deputeti të PD-së, Ervin Salianjit dhe avokatit Spartak Ngjela. Duke folur për protestën, të dy të pranishmit ngritën tonet mes tyre, teksa Salianji iu drejtua Ngjelës me fjalët “Mos ma trash zërin. Ki kujdes kur të më drejtohesh!”.
Avokat Ngjela theksoi se ndërkombëtarët politikanëve shqiptarë nga të dy krahët iu kanë gjetur 5 miliardë euro në off-shore dhe këto tashmë janë faktuar.
Salianji: Të enjten ka serish protestë. Ne kemi thirrur qytetarët në protestë. Ishin sot të gjithë në gjykatë, ishin dy gra me probleme që ishin arrestuar.
Klosi: Ajo godinë vrau katër vetë.
Salianji: Xhamin e thyen ata që ishin brenda.
Hyseni: Jeni bërë qesharak!
Salianji: Aty kanë arrestuar njerëz që po vdesin për bukë. Ne nuk po kërkojmë të vijmë në pushtet, por po kërkojmë qeveri traznitore.
Ngjela: Po bërë dëm civil e paguan. Ajo nuk është ndërtesë e Edi Ramës.
Salianji: Mos ma trash zërin. Ki kujdes kur të më drejtohesh!
Ngjela: Mbarove?
Salianji: Mos fol kështu sikur ata të jenë dele e dhi.
Ngjela: Nëse nuk ka burg ka bashkëpunim. Shteti është nocion serioz. institucionet janë nocione ligjore. Deputetët i kanë bërë shtëpitë me korrupsion. 5 miliardë euro iu kanë gjetur politikanëve shqiptar në Off-shore nga të dyja krahët. Do t’i dorëzojnë me proces ligjor. Pse duan ta destabilizojnë, sepse duan të shpëtojnë gjënë e vjedhur. Maxhoranca është më e disiplinuar nga ndërkombëtarët, arsyeja mund të jetë politikë. Politika është pragmatike, politika e mecur ul dëmin, por do ta paguaj
Avokati Spartak Ngjela deklaroi se djegia e mandateve nga opozita nuk i shërben aspak politikës shqiptare. Sipas tij, heqja dorë nga mandatet është një proces institucional dhe kjo kërkon kohë.
Avokatiu ndal edhe tek deklarata e ambasadës amerikane, e cila sot deklaroi se vendimi i opozitës për djegien e mandateve do të cenojë themelin e demokracisë.
Ngjela the se shkaku kryesor që ka prodhuar këtë lëvizje politike të opozitës është bërë KLGJ-ja dhe KLP-ja.
“E prisja. Por është hapi i parë. E mira është që mos të në një hapin e dytë. Pse e them këtë? Sepse kuptohet se nuk është një ndërmarrje politike. Është ndërmarrje aksion për t’i shpëtuar reformës në drejtësi. Mandati nuk digjet, por lihet. Duhet të japësh dorëheqjen. Nuk është mirë për politikën, që të thyhet. Arsyeja që thyhet është materiali shtrëngues që kanë. Kanë ndërkombëtaret e nivelit të lartë. Deklarata e ambasadës nuk është kërcënim. E dyta, mandati dorëzohet procedurialisht. Shqiptarët që janë 97 për qind pro amerikan, kë dëgjojnë? Shkaku nuk është tek diktatura. Shkaku është KLGJ dhe KLP-ja. A iu thashë unë se do të ikin nga çadra, të votojnë reformën në drejtësi a iu thashë se një nga një do të kalojnë nga një verr”, theksoi ai.
Ndërkohë Ngjala tha se skema e mbrojtjes së kryeministrisë në protestën e së shtunës ishte e njëjtë me atë që bën FBI-ja amerikane.
“Opozita kërkon destabilizim dhe deri diku edhe Edi Rama. Frikë nga reforma kanë të tërë. E rrethuan kështjellën, e pe?. Ata ishin mullinjtë e erës. E pe skemën se si e mbrojtën kryeministrinë ishte si e FBI-së. Këtë skemë nuk e bëjnë këta tanët”, tha Ngjela./Balkanweb
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



