E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dash Shehi replikon me  Nazarkon dhe  Bolinon:Jeni haptazi njerëz të Edi Ramës
Politikë

Dash Shehi replikon me Nazarkon dhe Bolinon:Jeni haptazi njerëz të Edi Ramës

Në emisionin ‘Open’, në Top Channel, ka patur disa herë tension midis deputetit Dashamir Shehi dhe gazetarëve Mentor Nazarko dhe Carlo Bolino. Shehi ka kritikuar qëndrimet e dy gazetarëve ndaj situatës së rënduar ku ndodhet vendi dhe i ka akuzuar si njerëz të kryeministrit Edi Rama. “Ne analizën tonë e bëjmë vet. Edhe besoj se një si punë e imja nuk ka nevojë të më mësojnë. Ata (Carlo Bolino dhe Mentor Nazarko) kanë mendimin e vetë, janë njerëz të Edi Ramës haptazi fare. Edhe është turp që marrin këtë pozicion”, u shpreh Shehi.

Një përplasje e ashpër u shënua të hënën në mbrëmje në Open edhe ndërmejt gazetarit Carlo Bollino dhe kryetarit të LZHK-së Dashamir Shehi. Bollino tha se vendimi për djegien e mandateve shkon kundër demokracisë ndërkohë që Shehi e nisi përgjigjen e tij ndaj Bollinos me togfjalëshin “zotnia i Italisë”. Kaq ka mjaftuar që palët të përplasen ashpër.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.