Elbasan shpërthim i fortë në një banesë
Një shpërthim i fuqishëm është shënuar këtë paradite në Elbasan.
Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “5 Maji” të këtij qyteti.
Policia dhe zjarrfikëset janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë të braktisur.
Nga informacionet mësohet se dyshohet se flaka i është vënë nga banorët, pasi ky banesë përdorej nga poseduesit e drogës dhe shpesh herë është bërë problem për banorët.
Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, dhe dyshohet se është bërë më bombol gazi.
Sakaq pritet një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa situata me flakët është nën kontroll.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



