E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet pronësia e 1.5 ton kanabisit të kapur në Kavajë. Ja emrat e drejtuesve të policisë të përfshirë
Lajme

Zbardhet pronësia e 1.5 ton kanabisit të kapur në Kavajë. Ja emrat e drejtuesve të policisë të përfshirë

 Një mesazh me emra të krerëve të policisë të përfshirë në trafikun e drogës është bërë publik mesditën e sotme.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që e ka bërë publik denoncimin me emrat e drejtuesve kryesorë të policisë të përfshirë në trafikun e 1.5 ton kanabis të kapur në Kavajë.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Qytetari dixhital informon:

Ngarkesa prej 1.5 ton droge kapur në Kavajë ishte e zyrtarëve më të lartë lokal dhe qendror të policisë!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Zoti Berisha, e para ju them se nuk kam qene dhe nuk jam votuesi juaj po doja te ndaja me ju dicka ne lidhje me kanabisin. Droga e kapur ne Kavajë i perket klanit te Altin Qatos ne polici dhe është kultivuar ne zonën e Therepelit ne Skrapar nga Tur Hajdari dhe njerezit e tij nen kujdesin e Fatmir Lleshit ish-drejtor policie ne Berat, Ferdinand Dushos ish shef komisariati ne Skrapar qe eshte shoku i ngushte i Haki Çakos.

Droga ka kaluar mespërmes Beratit e siguruar nga shefi komisariatit të Skraparit dhe drejtorit të policisë Berat, Dilaver Shimaj të cilët kanë marrë pjesën e tyrë.

Në Skrapar ishte emëruar dikush tjetër shef po e lanë vetëm 5 dite dhe e hoqen sepse filloi te merrte informacion per drogen e Qatos dhe ketyre shokeve te tij.

Anonim ju lutem se kemi femije per te rritur.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.