E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Të bëjmë çmos që ky vrasës të mos lirohet” Politikanët holandezë i “sulen” Arben Frrokut
Lajme

“Të bëjmë çmos që ky vrasës të mos lirohet” Politikanët holandezë i “sulen” Arben Frrokut

“Një vrasës shqiptar, i cili është i ndaluar në Holandë, rrezikon të shmangë dënimin e tij dhe të jetë i lirë këtu. Avokati i personit që vrau një shef të Policisë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, sfidoi me sukses ekstradimin e tij”.

Kështu e nis shkrimin e datës 22 shkurt e përditshmja holandeze “De Telegraf”, disa ditë pasi Gjykata e Hagës refuzoi ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri. Sipas kësaj gazete, Prokurori Publik dhe avokati i Frrokut, Gerald Roethof, e kanë konfirmuar tashmë mundësinë e lirimit të tij.

“Frroku u arrestua në Aeroportin Schiphol më 9 maj 2016 dhe që atëherë është i ndaluar në Holandë. Ai u dënua përjetë në Shqipëri, por iku”, shkruan gazeta holandeze. Sipas saj, Gjykata e Hagës ka pranuar arsyetimin e avokatit të Arben Frrokut se ekstradimi i tij është në kundërshtim me nenin 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo, pasi kthimi i tij në Shqipëri në të vërtetë do të thotë se Frroku nuk do të lirohej më kurrë nga burgu. Nga ana tjetër, Prokurori Publik në Holandë po shqyrton mundësinë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Hagës.

POLITIKANET

Ashtu sikurse Prokurori Publik, duket se edhe përfaqësuesit e disa partive politike në Holandë janë kundër vendimit të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Hagë, për refuzimin e ekstradimit të Arben Frrokut. Konkretisht, deputetët e 4 forcave politike atje kërkojnë që të shikohet çdo mundësi, që në rast mosekstradimi, ai të paktën të vuajë dënimin në vendin e tyre dhe të mos lirohet. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ky vrasës i dënuar të mos lirohet. Unë them: Ose jashtë vendit tonë, ose pas hekurave”, shprehet për “De Telegraf” Jeroen Van Wijngaarden, anëtar i Partisë për Liri dhe Demokraci (VVD).

Problemi është ngritur edhe nga deputetët kristiandemokratë (CDA). “Dua që së shpejti të bëhet një debat për këtë çështje. Nuk mund të kthehemi në një parajsë për këta lloj kriminelësh”, është shprehur deputetja kristiandemokrate, Madeleine Van Toorenburg. Madje, thotë së do të parashtrojë edhe një kërkesë për rikthimin e vizave për shqiptarët. Pra, sipas saj, vetëm në këtë mënyrë kriminalët të mos udhëtojnë më drejt Holandës në të ardhmen. Kreu i Partisë së Lirisë (PVV), Gidi Markuszoëer, kërkon që Holanda të denoncojë “të tmerrshmen”, siç e quan ai, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata e Hagës vendosi të refuzojë ekstradimin, pikërisht për shkak të dënimit të përjetshëm që mori Frroku në Shqipëri.

“Pas përfundimit të traktatit, ne duhet ta kthejmë atë në Shqipëri, kështu që, ta kalojë jetën pas hekurave”, është shprehur ai. Anëtari i Parlamentit, deputet i Partisë Socialiste atje, Van Nispen, thotë se lirimi i Frrokut në Holandë është një rezultat veçanërisht i padëshirueshëm. “Në qoftë se ekstradimi nuk është i mundur, duhet të merren parasysh mundësitë nëse është e nevojshme, që ai të vuajë dënimin.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.