Pas mesazhit të Berishës, policia e Durrësit arreston 2 persona për dhunën në port
U desh një mesazh i publikuar nga ish- kryeministri Sali Berisha që policia e Durrësit të reagonte duke arrestuar dy persona të cilët kanë qëlluar me tytë pistolete në kokë një punonjës të portit.
Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 17:00, në hyrje të Portit, në bashkëpunim me një person tjetër ende të pa identifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta në kokë (dyshohet tytë pistolete), punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual, i cili po merr ndihmë në spital.
Të arrestuarit janë shtetasit shtetasit R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të tretë të kësaj ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Çfarë shkroi Berisha pak më herët
Po fshihet nje krim i shemtuar nga narkozyrtaret!
Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital. sb
Pershendetje doktor.
Dje ne mbremje ka ndodhur nje ngjarje e pazakonte,ku bandat e drejtorit te Portit te Durresit Agron(Genti)Tare, kan rrahur dhe goditur me pistolete nje punonjes te Forcave te Sigurise Portuale.
Punonjesi ndodhet ne gjendje kritike per jeten ne Spitalin Ushtarak.
Drejtori narkoman i portit i cili e ka kthyer zyren ne nje qender te pirjes se kokaines. Se bashku me bandat e tij dhe Policine e Shtetit po tentojne ta mbajne te fshehur si ngjarje……. Ju lutem anonim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



