Kryemadhi: Do jemi këtu sa herë Rama do të mbledhë seancat e krimit në parlament!
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita do të jetë kurdo herë, kur parlamenti do të zhvillojë ato që ajo i cilësoi si “seancat e krimit”.
Gjatë fjalës së saj në protestën e opozitës përballë kuvendit, Kryemadhi është shprehur se Rama është kthyer në fenomenin e vrasjes së shpresës së shqiptarëve.
Kryemadhi: Sot parlamenti punon për 5 njerëz. Jo vetëm vodhën, kërcënuan shqiptarët, por i varfëruan ata.Ai parlament ku sot ka më shumë se 4 orë që janë ngujuar deputetët nga frika, tregon dhe njëherë se ai parlament punon vetëm për 5 veta. Ai parlament tregoi se në zemrën e tyre nuk ekziston dashuria për votuesit e tyre socialistë, por vetëm për Vangjushin dhe të gjithë kriminelët e tjerë që bënë Edi Ramën kryeministër.
Nuk kemi gjë tjetër për të thënë veçse Rama ik!
Fenomeni i Ramës është një fenomen që sytë e shqiptatëve nukl duhet tqa shohin më. Një fenomen që largoi 400 mijë shqiptarë nga vendi, që shkatërroi ekonominë e vendit vetëm për të pasuruar 5 njerëz.
Për një gjë jam i sigurt, ai parlament që është krenaria e Edi ramës është dhe do të jetë p[ër të gjithë jetën turpi i shqiptarëve!
Ju drejtohem socialistëve të ndershëm, që janë pa punë, që u janë larguar fëmijët në emigracion, për të gjithë ato nëna e baballarë që ndjejnë se fëmijët e tyre nuk shkollohen dot. Prezenca jonë do të jetë çdo ditë dhe moment që selia e parlamentit nuk do të jetë e lirë, sa herë ato do të bëjnë seancat e krimit të organizuar ne do jemi këtu. Sot më shumë se kurrë misioni i politikës është të largojë fenomenin e vrasjes së shpresës së shqiptarëve, ky fenomen e ka emrin Edi Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



