76 numëruesit që vodhën votat/ KQZ i kallëzon penalisht
PUBLIK.live/ E mërkurë, 19 Korrik 2017 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri sot publike listën me 76 numërues të votave, kryesisht në Tiranë të cilët janë bërë pjesë e manipulimit.
Si pasojë këta emra janë kallëzuar penalisht nga KQZ
“Në bazë të provave që KQZ zotëron, 76 komisionerë të nivelit të tretë kanë konsumuar elementë të veprën penale për falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve. Ky kallëzim penal bëhet pas KQZ shqyrtoi dy ankimimet e partive politike PS dhe PDIU, të cilat kundërshtuan rezultatet e votimit për zonën zgjedhore të Qarkut Tiranë, duke kërkuar rinumërimin e votave.
KQZ administroi në cilësinë e provës dokumentacionin zgjedhor të qendrave përkatëse ku në përfundim të këtij procesi rezultoi se në 24 qendra të Tiranës, rezultoi që rezultati i dalë nga numërimi ishte i ndryshëm nga rezultati i nxjerrë nga anëtarët e numërimit. Anëtarët kanë shënuar në tabela numër më të vogël votash për disa subjekte dhe numër më të madh për disa subjekte të tjera”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.
V E N D O S I
Të bëj kallëzim penal ndaj shtetasve me detyrë anëtarë, dhe numërues i parë Grupeve të numërimit të KZAZ nr. 26, KZAZ nr.27, KZAZ nr.30, KZAZ nr.32, KZAZ nr.33, KZAZ nr.34, KZAZ nr.35, KZAZ nr.36, KZAZ nr.38, KZAZ nr.39, KZAZ nr.43, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Te 76 numerueset do te kallzohen penalisht
Ky kallëzim penal bëhet pasi KQZ shqyrtoi dy ankimimet e paraqitura nga partitë politike, PDIU dhe PS, të cilat kundërshtuan rezultatin të votimit për zonën zonën zgjedhore, qarku Tiranë, duke kërkuar rinumërimin e rivlerësimin e votave për 64 qendra votimi në qarkun e Tiranës, me pretendimin se numri i votave reale nuk përputhej me rezultatin e hartuar nga Grupet e Numërimit në tabelat e qendrave të votimit.
KQZ gjatë shqyrtimit të kërkesave ankimore, administroi me cilësinë e provës dokumentacionin zgjedhor të përpunuar nga komisionet zgjedhore përkatëse dhe vendosi të rinumërojë dhe rivlerësojë votat e qendrave të votimit, ku në përfundim të këtij procesi rezultoi se:
– për 24 qendra votimi në Qarkun Tiranë, rezultati i dalë nga rinumërimi ishte i ndryshëm me rezultatin e nxjerr nga grupet e numërimit në VNV.
Anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit numër më të vogël votash për disa subjekte dhe numër më të madh votash për disa subjekte të tjera, krahasuar me numrin real të votave qe u gjendën në kutinë e votimit. Në këtë mënyrë rezultati i qendrës së votimit nuk pasqyronte rezultatin real, të cilët zgjedhësit e këtyre qendrave kanë shprehur nëpërmjet votimit, duke favorizuar disa subjekte zgjedhore.
Ndryshimet e konstatuara në tabelat e rezultatit janë në një masë të tillë që nuk sjellin pasoja në rezultat apo në pavlefshmërinë e zgjedhjeve në zonë zgjedhore, por anëtarët e Grupeve të Numërimit për 11 KZAZ-të e Qarkut të Tiranës, kanë konsumuar elementë të veprës penale “falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, të parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal.
Rinumërimi i votave tregoi se veprimtaria e numëruesve inkurajohet nga subjektet zgjedhore, të cilat janë po aq fajtore sa numëruesit për sa kohë pranojnë rezultate fiktive.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje prokurorisë që të hetojë dhe të çojë përpara drejtësisë shkelësit e ligjit.
Gjithashtu, KQZ i bën apel edhe të gjithë atyre personave të cilët kanë dyshime të arsyeshme apo prova për shkelje të ligjit zgjedhor, t’i dorëzojnë ato në prokurori.
Dërgimi para drejtësisë i personave që kryejnë vepra penale në lidhje me zgjedhjet, jo vetëm rrit përgjgjësinë e komisionerëve zgjedhore për zbatimin rigoroz të Kodit Zgjedhor dhe respektimin të vullnetit të qytetarëve, por gjithashtu rrit besimin në procesin zgjedhor”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



