E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia  perdori  gazin lotësjellës mbi protestuesit
Politikë

Policia perdori gazin lotësjellës mbi protestuesit

Kapsolla, tymuese, djegie gomash, shoqërojnë protestën e opozitës ditën e sotme.
Ndryshe nga organizimi i së enjtes, protesta e ditës së sotme është shoqëruar me disa akt të vogla dhune. Më herët protestuesit sulmuan ministrin Blendi Klosi dhe deputetin Paulin Stërkaj të cilët po tentonin të futeshin në Kuvend. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar Kuvendin për të siguruar mbarvajtjen e protestës

sterkaj

 

Klosi-garda3

KLosi duke i ikur sulmit te militanteve te PD

protesta-kuvendi

Ora 18:35 – Protestuesit kanë filluar të hedhin gurë, shkopinj e sende të tjera të forta në drejtim të policisë

Ora 18:30 – Garda ka filluar të hedhë gaz lotsjellës drejt protestuesve për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre, ndërsa bëjnë thirrje të vazhdueshme për ndalimin e dhunës nga protestuesit.

Ora 18:27 – Protestuesit janë përplasur me policinë duke tentuar të çajnë radhët e tyre dhe të futen në Kuvend. Me thirrjet “Rama ik” ata shtynë policët. Ndërkohë duken edhe deputetë të PD-së të cilët duket se po bëjnë përpjekje për të qetësuar turmën.

Ora 17:54 – Ndërkohë që tensionet vijojnë të shoqërojnë protestën e opozitës, FNSH ka hequr skafandrat duke vendosur maskat anti-gaz.

protesta-kuvend

protesta-kuvend

Ora 17:45- Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit i ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme ndaj forcave të rendit. “Të nderuar qytetare. Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërprisni veprimet e dhunshme. Ju bëjmë thirrje te distancoheni nga veprimet e dhunshme. Policia do zbatojë ligjin”.

Ora 17:46- Protestuesit kanë filluar të hedhin bidona me bojë të kuqe në drejtim të policisë. Ndërkohë që prej fillimit të ajo është shoqëruar nga akte të vogla dhuna. Më herët protestuesit kanë hedhur tymuese e shashka ndërsa i vunë flakën edhe një gome.

Ora 17:25 – Vijon të jetë e tensionuar situata përpara parlamentit me protestuesit. Pas përpjekjeve për të çarë radhët e policisë tashmë ata i kanë dhënë flakën një gomë.

Protesta

djegia-gomat-opozita

Ora 17:14 – Pas sulmit ndaj ministrit Blendi Klosi, protestuesit kanë sulmuar edhe deputetin Paulin Stërkaj teksa ai përpiqej të futej në parlament për t’ju bashkuar seancës plenare.

Protestuesit e kanë shtyrë dhe sulmuar atë, në përpjekje për të penguar futjen e tij në Kuvend. Kanë qenë forcat e policisë ata që kanë bërë të mundur largimin e turmës nga deputeti.

Ministrat-deputetet-Gjiknuri

Ora 17:13 – Protestuesit kanë nisur të hedhin kapsolla dhe shashka në drejtim të godinës së parlamenit dhe forcave policore të vendosura për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë edhe radhët e policisë.

protesta-opozita-parlamenti

Ora 17:05 –  Protesta e opozitës ka nisur me tensione ku vetëm pak momente më parë një protestues i PD i ka bllokuar rrugën ministrit Blendi Klosi, madje duke e shtyrë atë. Për këtë arsye duket se deputetët e PS po futen nga një hyrje tjetër. Të shoqëruar nga garda ata po drejtohen nga Kalaja e Tiranës, për të shmangur incidente të mundshme.

Ora 16:54 – Kreu i PD-së ka lënë selinë blu dhe i shoqëruar nga kryetarja e LSI-së, Kryemadhi dhe ish-kryeministri Berisha ata shkojnë t’i bashkohen protestës përpara parlamentit.

protesta-opozita-parlamenti

Klosi-garda12

KLosi

Ora 16:50 – Ka nisur me incidente seanca plenare e lajmëruar sot në orën 17:00.

Protestuesit e opozitës kanë tentuar të bllokojnë hyrjen në Parlament të deputetëve dhe ministrave. Por incidenti është shënuar kur një protestues i PD i ka bllokuar rrugën ministrit Blendi Klosi, madje duke e shtyrë atë.

Klosi-garda12

Klosi-gardaKlosi-garda1Klosi-garda3Klosi-garda5

VIJON

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.