Vdekja e Sadije Agollit, Basha: Shembull se pas çdo burri të madh, qëndron një grua e madhe
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim basha ka dërguar një mesazh ngushellimi pas ndarjes nga jeta të Sadije Agollit, gruas së shkrimtarit Dritëro Agolli.
“Një gazetare dhe poete e njohur, kjo bijë e Shkodrës, ishte bashkëudhëtarja për mbi 5 dekada e krijimtarisë magjepsëse të Dritëroit. Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe”, shkruana Basha në mesazhin e tij.
Ja mesazhi i ngushellimit nga kryetari i PD Basha per ndarjen nga jeta te Sadije Agollit
Një gazetare dhe poete e njohur, kjo bijë e Shkodrës, ishte bashkëudhëtarja për mbi 5 dekada e krijimtarisë magjepsëse të Dritëroit. Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe.
Jam i sigurtë se çdo lexues i poezive magjepsëse të Dritëroit, teksa ju kthehet atyre, do të kujtojë edhe gazetaren që ka qenë lexuesja dhe kritikja e parë e atyre rreshtave.
Duke ju gjendur pranë Elonës dhe Artanit, i bindur se kujtimi i një lidhjeje të madhe mes intelektualësh dhe i kujtimeve që ata lanë, i bashkohem amanetit që Sadija dhe Dritëroi lanë, që të përcillen jo me vaj por “me dinjitet, ashtu siç jetoi Dritëroi e jetuam deri tani”. U prehtë në paqe!”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



