VIDEO-FOTO/ Shpërthim me eksploziv në pallatin e “gjyqtarëve” në Tiranë. Objektivi ishte… (EMRI)
Një shpërthim eksplozivi është raportuar sonte rreth orës 21: 40 në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.
Burime bëjnë të ditur se objektiv ka qenë pronari i një banesë ne rrugën “Mihal Popi”. Burime bëjnë të ditur se pronari i banesës është Vasillaq Stavri. Ky i fundit mësohet se punon si agjent shitjes.
Në vendin ku është vendosur objektivi është i njohur ndryshe si pallati i “gjyqtarëve”, pasi disa prej tyre banojnë në këtë zonë.
Raportohet se sasia e lëndës eksplozive që ka shpërthyer nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.
Behet e ditur se eksplozivi është vënë në derën e një banese në katin e dytë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi.
Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.




Për të marrë në kohë reale la
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



