“Knuti m’u drejtua si ‘Zonja e parë”, Kryemadhi tregon bisedën me Fleckenstein: U zhgënjye? Nuk është…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 i ka kthyer përgjigje deklaratave të eurodeputetit Fleckenstein. Kryemadhi tha se nuk është problem për të zhgënjimi i Fleckenstein, por sipas asaj më e rëndësishme është që shqiptarët të mos të mbeten të zhgënjyer prej saj.
Kryemadhi publikoi një status të vitit të kaluar nga eurodeputeti Fleckenstein, i cili shkruante se Shqipëria është në BE, një mashtrim i madh sipas Kryetares së LSI-së, pasi sicc dihet Shqipërisë ende nuk i janë hapur negociatat me Bashkimin Europian
Po ashtu hapeni Twetterin e tij, sepse këto janë grupi ciu-ciu, dhe do ta lexoni. Tani, t’ju sqaroj diçka se pse është mërzitur z. Knut. E para, z. Knut dhe kushdo tjetër ndërkombëtar as nuk më intimidon dot mua, as nuk më kërcënon dot mua. Dhe jo vetëm mua, por çdo shqiptar, edhe pse jemi popull i vogël dhe i varfër, por integritetin dhe identitetin nuk na e merr dot askush, kushdo qofshin ata. E dyta, nëse z. Knut i është drejtuar Monikës si ‘Zonja e parë’, mesa duket z. Knut sa herë që ka ardhur në Shqipëri nuk qenka marrë me punët e veta, por me punë të tjera jashtë institucionit sepse Monika Kryemadhi as ka qenë dhe as nuk do jetë ndonjëherë ‘Zonjë e parë’, sepse nuk ekziston institucioni i ‘Zonjës së parë’ në Shqipëri. E dyta, unë jam gruaja e Ilir Metës dhe jo e Presidentit të Shqipërisë. Jam Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së”, tha Kryetarja e
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



