E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ Tre kandidatë kërkojnë të marrin mandatin e deputetit në KQZ (EMRAT)
Politikë

FOTOT/ Tre kandidatë kërkojnë të marrin mandatin e deputetit në KQZ (EMRAT)

Tre kandidatë nga radhët e Lëvizjes Socialiste janë paraqitur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar kërkesën që i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetit.

Sipas burimeve pranë KQZ aktualisht janë  tre kandidatë nga listat e LSI-së që janë paraqitur në këtë institucion

Mësohet se Ylli Shehu, ish-deputeti i LSI-së ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetit.

Po të njëjtën gjë ka bërë dhe kandidatja e LSI-së në Dibër, Aurora Mara edhe kjo ka dorëzuar formularin ditën e sotme.

Ndërkohë që emri i tretë është, Enver Roshi, kandidat për deputet i LSI-së në Elbasan.

Ende nuk dihet se sa prej kandidatëve në lista do të pranojnë mandatin.

Ylli Shehu1

Ylli Shehu

Enver Roshi

Enver Roshi

Aurora Mara

Aurora Mara

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.