Baton Haxhiu : E ardhmja e Bashës në koalicion me Ramën
Baton HaxhiU deklaroi gjatë një interviste televizive se Edi Rama nuk ka asnjë arsye që të pranojë zgjedhje të parakohsme, sepse sipas tij, kemi dy parti opozitare të cilat nuk janë për tu lavdëruar për një qeveri të re që mund të jetë përfaqësuese e qytetarëve për një kohë të tillë në të cilën jetojmë.
“Dy partitë kryesore opozitare janë të konsumuara dhe të pabesueshme për të drejtuar vendin. Të të japë arsyen pse Rama nuk duhet të dorëzojë mandatin? E para sepse kemi zgjedhjet lokale, dhe pas zgjedhjeve hyjmë në një fazë tjetër politike. Unë dyshoj që pas zgjedhjeve të majit brenda Bashkimit Europian institucionet e reja të saj mund të krijohen nga shkurtiiI vitit të ardhshëm, dhe për këtë Rama duhet të tregohet i kujdesshëm. Ky Edi Ramë me këtë opozitë që ka përballë do të fitojë përsëri zgjedhjet, duke hartuar listën e deputetëve të denjë për kushtet Europiane që aspirohen”, deklaroi ai për “Zonë e Lirë”.
Përballë baton Haxhiut ishte i ftuar edhe analisti i njohur Armand Shkullaku. Dy të ftuarit u pyetën nga moderator i emisionit se si e shikojnë të ardhmen e politikanëve kryesor në vend, por do të përgjigjeshin vetëm me një fjalë.
Çani: E ardhmja e Ramës
Baton Haxhiu: Mandate i tretë
Çani: E ardhmja e Bashës
Baton Haxhiu: Koalicion me Edi Ramën
Çani: E ardhmja e Metës
Baton Haxhiu: Nuk ka të ardhme
Çani: E ardhmja e Berishës
Baton Haxhiu: Biologjikisht pa të ardhme
Ndërkohë të njëjtat pyetje ju bënë edhe analistit të njohur Armand Shkullakut
Çani: E ardhmja e Ramës
Shkullaku: Artist
Çani: E ardhmja e Bashës
Shkullaku: Basha nëse tërhiqet nga ky aksion edhe ai artist si Rama
Çani: E ardhmja e Metës
Shkullaku: Ka qëndruar gjithmonë kështu i ndërmjetshëm, e vështirë për tu parashikuar
Çani: E ardhmja e Berishës
Shkullaku: mbi politikën
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



