E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Gazetari Çollaku flet me dokumente: Ja udhëtimet e Moisi Habilaj
Lajme

VIDEO/ Gazetari Çollaku flet me dokumente: Ja udhëtimet e Moisi Habilaj

Gazetari investigative Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka treguar udhëtimin që ka patur Moisi Habilaj, babai i ish-ministrit Saimir Tahiri, Bashkim Tahiri dhe bashkëshortja e tij, Fatlinda Tahiri, drejt Italisë.

Ai shtoi se, akuzat për Tahirin janë të njëjta me ato të Klement Balilit.

Sipas tij personat e tjerë që janë akuzuar për këto vepra penale janë arrestuar, ndërsa Tahiri po hetohet në gjendje të lirë.

‘Unë këtu kam dokumente që tregojnë udhëtimin e Moisi Habilajt me babain e Tahirit dhe bashkëshorten e tij Fatlinda Tahiri drejt Italisë.

Nuk janë shënuar në sistemin TIMS, por janë në listat e udhëtimit të kompanisë, AlItalia.

Pasaportat e tyre janë sekuestruar nga prokuroria dhe aty janë gjetur vulat. Në Rinas nuk kanë asnjë vulë, por vetëm vula e Italisë. Kjo është bërë për të mos faktuar udhëtimet. Ka dhe udhëtime të tjera’, u shpreh gazetari Çollaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.