E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Masakër në burgun grek/ 1 i vdekur dhe 8 të plagosur nga përplasja e shqiptarëve dhe gjeorgjianëve
Bota

Masakër në burgun grek/ 1 i vdekur dhe 8 të plagosur nga përplasja e shqiptarëve dhe gjeorgjianëve

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Konkretisht në burgun e Koridallo në Athinë aty ku ka  ndodhur një  përleshje e përgjakshme dhe për pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 8 persona të tjerë.

Policia greke ende nuk ka bërë identifikimin e viktiës por dyshohet se i përket shtetësisë gjeorgjiane.

Sipas asaj që raporton “Kathimerini”, përplasja ka nisur në spitalin e burgut ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes grupeve rivale shqiptare dhe gjeorgjiane.

Image

Vitet e fundit, lajme të tilla nga burgjet greke kanë qenë të shumta. Në disa raste viktima të këtyre ngjarjeve kanë qenë edhe të dënuar shqiptarë.

Mediat greke kanë raportuar shpeshherë se, burgjet në vendin fqinj janë të mbipopulluara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.