E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çifti Doracaj/ Burrë e grua në krye të institucioneve të rëndësishme shtetërore
Lajme

Çifti Doracaj/ Burrë e grua në krye të institucioneve të rëndësishme shtetërore

U emërua sot Drejtoresha e Përgjithshme e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Blerina Doracaj. Ky institucion ndër më të rëndësishmit në administratën shtetërore ka qenë i LSI deri në muajin qershor dhe është drejtuar nga Ilirjan Muho, ndërsa kohët e fundit (mes qershori-mes korriku) nga tekniku i PD-së, Arjan Bylykbashi.

Por kush është drejtoresha e re e Hipotekave?

Znj. Blerina Doracaj (Shtylla) është e diplomuar për Drejtësi, një socialiste “24 karat”. Kryetare e forumit të gruas për Tiranën, kandidate për deputete e PS në Tiranë, anëtarë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltare pranë Ministrisë së Inovacionit.

Blerina Doracaj gjithashtu është bashkëshortja e një njeriu publik, Bledar Doracaj, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.

Bledar Doracaj është emëruar në këtë detyrë 4 vite më parë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Bledari është gjithashtu jurist me profesion dhe i angazhuar politikisht pranë PS. Aktualisht, anëtar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Blerina, ndoqi rrugën e bashkëshortit. Ishte e 26 në listën e deputetëve për Tiranën në zgjedhjet e 25 qershorit. Ajo nuk arriti të futet në parlament, por mori një post mjaft të rëndësishëm falë angazhimit politik. Gjithashtu bashkëshorti i saj, Bledari, 4 vite më parë ishte kandidati i PS, i 30 në listën e qarkut të Tiranës, nuk arriti të bëhej deputet, por partia e emëroi drejtor të Gjendjes Civile.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.