AKSIDENTOI NJË VAJZË 10-VJEÇARE, MINISTRJA KROATE JEP DORËHEQJEN
Ministrja kroate Gabrijela Zalac ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim i ministres vjen pasi të shtunën e kaluar ajo e ka goditur me makinë një fëmijë, ndërsa udhëtonte pa patentë.
Pritet që kryeministri i vendit Andrej Plenkovic të vendosë nëse do e pranojë dorëheqjen e saj apo jo.
“Më e rëndësishmja është se vajza është mirë”, ka thënë Plenkovic.
“Sa i përket patentës, ky është lëshim, pakujdesi. Mirëpo, kjo nuk është vepër penale, është kundërvajtje. Ajo e ka paguar dënimin, do ta nxjerrë lejen e drejtimit të sajë”, ka thënë Plenkovic, duke pohuar se ministrja ka ofruar dorëheqje dhe ai ka menduar për këtë nga e shtuna.
Mediet e rajonit kanë bërë të ditur se aksidenti është shkaktuar pasi vajza 10 vjeçare ka vrapuar pa kujdes në rrugë dhe i ka dalë përpara ministres. Sa i përket lejes së drejtimitt, ajo në fakt e ka pasur, por të skaduar dhe ka thënë se ka harruar ta marrë të riun.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



